Kosovarit i kontrollohet automjeti në detaje në Vërmicë, i gjenden 15 pako me fishekë - Gazeta Express
string(84) "kosovarit-i-kontrollohet-automjeti-ne-detaje-ne-vermice-i-gjenden-15-pako-me-fisheke"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 14:35

Kosovarit i kontrollohet automjeti në detaje në Vërmicë, i gjenden 15 pako me fishekë

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 14:35

Sot në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ka hyrë një automjet me targa kosovare nga Republika e Shqipërisë, i cili drejtohej nga i dyshuari kosovar (M. B.).

Pas regjistrimit në sistem nga zyrtarët kufitarë, automjeti është selektuar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Lexo Edhe:

“Gjatë ushtrimit të kontrollit nga zyrtarët policorë dhe personeli doganorë, në ulësen e pasme të automjetit janë gjetur (15) pesëmbëdhjetë pako me municion (fishekë).

Personi i dyshuar sipas procedurave është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa municioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.