Kosovari në mesin e 18 më të kërkuarve në Evropë, akuzohet për pornografi me fëmijë - Gazeta Express
string(82) "kosovari-ne-mesin-e-18-me-te-kerkuarve-ne-evrope-akuzohet-per-pornografi-me-femije"

Kosovari në mesin e 18 më të kërkuarve në Evropë, akuzohet për pornografi me fëmijë

Gazeta Express

27/10/2020 23:42

Europoli ka publikuar një listë me 18 dhunuesit seksual më të kërkuar në Evropë që janë në arrati, ku mes tyre disa janë nga Ballkani.

Për të marrë ndihmë në gjetjen e njerëzve më të rrezikshëm, Europol nisi një fushatë dhe krijoi një faqe në internet me fotot, detajet personale dhe informacionet rreth veprave penale.

Lexo Edhe:

Fushata është nisur në 18 vende evropiane, por ueb-faqja e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të arrihet nga çdo vend, shkruan today.rtl.lu.

Lista përfshin gjithashtu edhe tre burra nga Kroacia, Kosova dhe Bullgaria, transmeton Telegrafi.

Nesat Bego nga Kosova sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11 vjeçare në Luksemburg. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm. Ai u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg. Konsiderohet se i arratisuri është larguar nga Luksemburgu, njofton policia e këtij vendi.

Mirko Draskovic nga Kroacia është 53 vjeçar. Ai u dënua me tre vjet burg për përdhunimin e një të mituri dhe është në arrati që dhjetë vjet.

Plamen Ivanov Mitrev është një burrë 62 vjeç i kërkuar nga Europol për përdhunimin dhe rrëmbimin e katër grave.

Europol ka njoftuar se do të shpërndajë shpesh fotot e tyre përmes mediave në internet gjatë katër javëve të ardhshme dhe u bën apel të gjithëve që të raportojnë në polici ose në mënyrë anonime përmes ueb-faqes.

Përveç tyre, aktualisht në faqen e internetit ka 41 kriminelë të cilët kanë kryer lloje të ndryshme të krimeve dhe 91 persona janë arrestuar me sukses përmes fushatës.