Kosovari në Austri ndoqi një veturë për afro 50 km, mendoi se vajza e tij ishte rrëmbyer - Gazeta Express
string(87) "kosovari-ne-austri-ndoqi-nje-veture-per-afro-50-km-mendoi-se-vajza-e-tij-ishte-rrembyer"

Gazeta Express

29/09/2020 23:25

Kosovari në Austri ndoqi një veturë për afro 50 km, mendoi se vajza e tij ishte rrëmbyer

Gazeta Express

29/09/2020 23:25

Një kosovar 45-vjeçar në Grac të Austrisë kishte menduar gabimisht se vajza e tij 20-vjeçare ishte rrëmbyer para syve të tij, duke u tërhequr brenda një veture.

Ai e ndjeku veturën për afro 50 kilometra. Por, në të vërtetë vajza e tij ishte në shtëpi dhe nuk kishte dëgjuar celularin, raporton “Krone.at”.

Lexo Edhe:

Të hënën mbrëma vajza 20-vjeçare kishte ardhur në vizitë te prindërit në Grac. Kur deshi të shkonte në shtëpi, filloi të binte shi. Babai u ndje keq dhe donte ta afronte me veturë deri në apartamentin e saj. Por ai nuk e gjeti vajzën dhe papritmas e pa një grua të re, që ngjasonte me vajzën e tij, duke u “tërhequr në një veturë të zezë”.

45-vjeçari me të birin e vet filluan ndjekjen. Ai tentoi disa herë të ndalte veturën. Por 19-vjeçari që ishte në timonin e veturës së zezë, natyrshëm ishte në panik. Ai nuk e dinte se pse po e ndiqte nga pas vetura Audi. Kështu filloi të nxitonte edhe ai. Babai i shqetësuar alarmoi Policinë dhe të birin e tij, i cili po ashtu filloi ndjekjen.

Mercedesi u ndal rreth orës 23:30 në rrugën Wiener në Grac. Por në veturë nuk ishte vajza 20-vjeçare e kosovarit. Por ishte një 19-vjeçare krejt tjetër.

“Vajza e tij në të vërteët në atë kohë ishte në apartamentin e saj. Pasi që nuk kishte mundur ta merrte në telefon fillimisht, 45-vjeçari kishte menduar se është rrëmbyer vajza e tij. Sipas hetimeve të para, dyshohet se ishte një keqkuptim dhe gabim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Gracit, Markus Lamb.