Kosovari koritet për pak: Kishte tentuar të vjedhë djathë në Belgjikë, ky është dënimi që e mori


Gazeta Express
20 Gusht 2019 8:56

Më 22 nëntor, dy burra të maskuar kishin hyrë në fabrikën e djathit “Le Comptair” për të vjedhur.

Ngjarja ndodhi në qytetin Verviers të Belgjikës. Njëri e kishte kërcënuar menaxherin Muriel me thikë, ndërsa tjetri me çekiç.

Pasi u lajmëruan organet e rendit, një nga hajdutët ishte larguar ndërsa Renato nga Kosova ishte kapur, shkruan Sudinfo.be.

Pas seancës gjyqësore, kosovari u dënua më 6 muaj, ndërsa prokurori kishte kërkuar dënim 2-vjeçar.  

Te fundit


Kthehu lart