Kosovari dënohet në Itali me dy vjet burgim për terrorizëm


Gazeta Express
12 Korrik 2019 21:15

Gjykata e Apelit në qytetin Brescia të Italisë, ka konfirmuar se kosovari Gafurr Dibrani është dënuar me dy vite burgim.

Dibrani, 27 vjeçar, është akuzuar për publikim të disa videove dhe komenteve të bëra që kanë të bëjnë me organizatën terroriste ISIS. Dy vite më parë, kosovari ishte ekstraduar nga Italia për Kosovë.

Marca Capra, Avokati i Dibranit, ka kërkuar lirimin e Dibranit, por kërkesa e tij është refuzuar nga gjykata, shkruan la Repubbblica, raporton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart