Kosovari debutoi kundër Crvena Zvezdës midis “Marakane” mbrëmë - Gazeta Express
string(60) "kosovari-debutoi-kunder-crvena-zvezdes-midis-marakane-mbreme"

Kosovari debutoi kundër Crvena Zvezdës midis “Marakane” mbrëmë

Gazeta Express

02/08/2020 20:01

Mbrëmë ka filluar SuperLiga e Serbisë derisa në të ka debutuar edhe kosovari i parë kundër Crvena Zvezdës. Ervin Kurti ka qenë pjesë Shkollës së Futbollit në Mitrovicë SHF Bardhi

Ervin Kurti është kosovari i parë që e ka përfunduar shkollën e futbollit në Kosovë dhe që ka debutuar në ligë të Serbisë.

Lexo Edhe:

Kurti është pjesë e Klubit Futbollistik të Novi Pazarit i cili garon në ligën elitare serbe, “Super Liga”.

Sipas asaj që transmeton faqja “Mitrosport”, Ervin Kurti ishte pjese e SHF Bardhi, e që tani luan për KF Novi Pazari.

Klubi i qytezës jugore të Serbisë mbrëmë ka luajtur kundër KF Cervena Zvedës në Beograd, ndëshje të cilën ata e kanë humbur me rezultat 3-0.

“Kishte filluar hapat e parë në Mitrovicë tek SHF Bardhi, që udhëhiqet nga Bardhec Seferi, Ervin Kurti, ka kaluar në të gjitha grupmoshat deri në ekipin e  juniorve në  SHF Bardhi”, shkruan në këtë faqe.

Për debutimin e tij në KF Novi Pazari ka shkruar edhe ish trajneri i tij, Bardhec Seferi në profilin e tij në facebook.

“Futbollisti  Ervin Kurti, djalosh i ri që ka luajtur  në të gjitha kategoritë e reja deri në junior në SH F  Bardhi,  mbrëmë  ka debutuar nē petkun e KF  Novi Pazar në ndeshje kundër Crvena Zvezdës në Beograd, ka shkruar Seferi. /GazetaExpress/

Ervin Kurti nga SHF Bardhi, i cili është pjesë e KF Novi Pazarit, të shtunën ka luajtur kundër KF Cervena Zvedës në…

Publiée par Mitrosport sur Dimanche 2 août 2020