Kosovarëve u duhet testi Covid-19 edhe për kalim transit në Maqedoni të Veriut - Gazeta Express
string(78) "kosovareve-u-duhet-testi-covid-19-edhe-per-kalim-transit-ne-maqedoni-te-veriut"

Gazeta Express

20/09/2020 19:15

Kosovarëve u duhet testi Covid-19 edhe për kalim transit në Maqedoni të Veriut

Gazeta Express

20/09/2020 19:15

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup njofton të gjithë shtetasit e Kosovës se nuk mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut nëse nuk e posedojnë testin negativ për virusin Covid-19.

“Bazuar në masat e reja të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, kjo rregull vlen edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që zgjedhin Maqedoninë e Veriut për kalim transit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo Edhe:

Të gjithë ata që do të zgjedhin këtë rrugë duhet të posedojnë PCR Test – negativ, jo më të vjetër se 72 orë.