Kosovarëve pritet t’u kërkohet testi për koronavirus për të hyrë në Maqedoni të Veriut - Gazeta Express
string(85) "kosovareve-pritet-tu-kerkohet-testi-per-koronavirus-per-te-hyre-ne-maqedoni-te-veriut"

Gazeta Express

08/07/2020 10:39

Kosovarëve pritet t’u kërkohet testi për koronavirus për të hyrë në Maqedoni të Veriut

Gazeta Express

08/07/2020 10:39

Edhe shtetasve të Kosovës pritet t’u kërkohet testi për koronavirus për të hyrë në Maqedoni të Veriut.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të Veriut ka vendosur t’i propozojë Qeverisë, që nga dita e nesërme shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, të obligohen të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, për të hyrë në Maqedoni, shkruan “Alsat-M”.

Lexo Edhe:

Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot, ku pritet edhe të merret vendimi përfundimtar. Komisioni ka propozuar këtë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në katër vendet fqinje.