Kosovarët s’i ndahen detit: Kolona të gjata në kufi me Shqipërinë - Gazeta Express
string(63) "kosovaret-si-ndahen-detit-kolona-te-gjata-ne-kufi-me-shqiperine"

Kosovarët s’i ndahen detit: Kolona të gjata në kufi me Shqipërinë

Gazeta Express

10/08/2020 8:53

Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të veturave.

Kosovarët edhe në këtë fillimjavë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar. Në fotografitë e siguruara nga Ekonomia Online shihet se kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrje-daljeve.

Lexo Edhe:

Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.