Kosova zbret në “Fadil Vokrri”


Gazeta Express
21 Mars 2019 18:24

Kosova ka nisur nxehjet për ndeshjen me Danimarkën që nga ora 19:00 do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në takimin që do të nisë në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, përkrah Herolind Shalës në mesfushë, në mungesë të Valon Berishës dhe Hekuran Kryeziut – do të startojë Besar Halimi, shkruan Gazeta Express.

Kurse sulmi do të udhëhiqet me lojtarët në top formë, Celina, Zeneli, Muriqi dhe Rashica.

Nga minuta e parë nuk e nis sfidën as Benjamin Kololli, i cili gjatë ditës së djeshme u stërvit për një kohë i veçuar me Hekuranin.

Ai mund t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë zbritur edhe futbollistët e Danimarkës.

Te fundit


Kthehu lart