Kosova U21 synon vendin e parë në grup me fitore ndaj Turqisë, formacionet zyrtare


Gazeta Express
11 Qershor 2019 19:00

Ekipi kombëtar U21 i Kosovës do të kërkojë ta rrëmbejë pozitën e parë në Grupin 3 kualifikues për Kampionatin Evropian U21 me një fitore eventuale ndaj lideres, Turqisë.

Kosova është nikoqire e Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një ndeshje të rundit të tretë që nis në orën 20:00, raporton Gazeta Express.

Turqia është momentalisht lidere e Grupit 3 me katër pikë, një më shumë se Kosova, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe dy më shumë se Shqipëria, e cila i ka dy një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Andorra është e katërta me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve. Grupin e mbyllin Austria dhe Anglia që ende nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje.

Në ndeshjen e saj të parë, kombëtarja dardane e shkatërroi 4:0 Andorrën në udhëtim.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Te fundit


Kthehu lart