Kosova U21 luan baras me Moldavinë - Gazeta Express
string(34) "kosova-u21-luan-baras-me-moldavine"

Kosova U21 luan baras me Moldavinë

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 17:50

Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Kombëtares së Moldavisë U21.

Ndeshja e zhvilluar në Antalya të Turqisë u mbyll baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje u pa si një test i mirë për “Dardanët” e rijnë që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin “Sllovakia 2025”.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër miqësore në tokën turke, kundër Turqisë, më 27 mars.

Edhe kjo ndeshje i takon fazës përgatitore në prag të fillimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.

Kosova U21 është në Grupin D bashkë me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

Cikli kualifikues për Evropianin 2025 nis në qershor. Kosova U21 ndeshjen e parë e luan kundër Estonisë. /Gazeta Express/