Kosova synon fitore historike ndaj Malit të Zi në Podgoricë, formacionet zyrtare


Gazeta Express
7 Qershor 2019 19:33

Kosova do të synojë ta regjistrojë fitoren e parë në një fushatë kualifikuese për një Kampionat Evropian në përballjen e parë ndonjëherë kundër shtetit fqinj, Malit të Zi, në Grupin A kualifikues për EURO 2020.

Mali i Zi është nikoqir i verdhekaltërve sonte në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kosovës në këto kualifikime, e cila zhvillohet nis në orën 20:45, raporton Gazeta Express.

Kosova debutoi me barazim 1:1 në kualifikime për EURO 2020, pasi u ndal nga Bullgaria në ndeshjen e marsit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Në mungesë të boshtit të mesfushës, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, trajneri i “Dardanëve” ka vendosur të luajë me Idriz Vocen dhe Besar Halimin.

Challandes luan me një formacion 4-2-3-1.

Kjo do të jetë edhe hera e parë që këto dy kombëtare po përballen mes vete dhe që të dyja do të jenë të motivuara për të siguruar fitore, pasi që kualifikimin në EURO 2020 mund ta sigurojnë duke e zënë njërën ndër dy vendet e para në Grupin A.

Në këtë grup, përveç Kosovës dhe Malit të Zi garojnë edhe Anglia, Republika Çeke dhe Bullgaria. Përderisa Kosova e ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri më tani, Mali i Zi i ka zhvilluar dy. Por, përkundër kësaj, dy Kombëtaret kanë baras pikë të grumbulluara deri më tani, vetëm një./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart