Kosova shënon dy rekorde të reja në Kampionatin Evropian të notit - Gazeta Express
string(65) "kosova-shenon-dy-rekorde-te-reja-ne-kampionatin-evropian-te-notit"

Kosova shënon dy rekorde të reja në Kampionatin Evropian të notit

Gazeta Express

06/12/2019 13:25

Në ditën e tretë e Kampionatit Evropian të Notit në pishina të shkurta (25m), që po zhvillohet në Glasgou të Britanisë së Madhe, reprezentuesit kosovarë vazhduan me paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar edhe dy rekorde të Kosovës.

Sportistet që u paraqiten sot arritën këto rezultate:

Lexo Edhe:

Dren Ukimeraj u paraqit në disiplinën 50m Krol, u rendit i 69 me kohë 00:25:51

Dasar Xhambazi u paraqit në disiplinën 100m Bretkosë, u rendit i 47 me kohë 01.06.06 rekord i ri i Kosovës.

Arti Krasniqi u paraqit në disiplinën 200m MIX, u rendit i 48 me kohë 02.04.35 rekord i ri i Kosovës

Federata e Notit e Kosovës ka lajmëruar se notarët kosovarë do të garojnë edhe në dy ditët në vazhdim.