Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Avni Fetahu, i bashkohet Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(70) "asambleisti-i-ldk-se-ne-podujeve-avni-fetahu-i-bashkohet-vetevendosjes"

Gazeta Express

26/02/2020 10:11

Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Avni Fetahu, i bashkohet Vetëvendosjes

Gazeta Express

26/02/2020 10:11

Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe njëherësh kryesues i Këshilltarëve Komunalë të LDK-së në këtë komunë.

Lajmi është bërë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

“Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror”.

“Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare. Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve”, njofton Vetëvendosja.