Kosova po bëhet gati për Slloveninë - Gazeta Express
string(35) "kosova-po-behet-gati-per-sllovenine"

Kosova po bëhet gati për Slloveninë

Gazeta Express

13/11/2020 15:00

“Dardanët” po vazhdojnë të ushtrojnë në Shqipëri para duelit të së dielës me sllovenët në Ligën e Kombeve. Nesër do ta marrin rrugën drejt Lubjanës

Ekipi kombëtar i Kosovës po i vazhdon përgatitjet para ndeshjes së Ligës së Kombeve me Slloveninë.

Lexo Edhe:

“Dardanët” u janë rikthyer stërvitjeve të enjten, duke u stërvitur në Shijak, një ditë pas lojës me Kombëtaren shqiptare, shkruan Gazeta Express.

Verdhekaltrit e kanë zhvilluar edhe sot një seancë stërvitore, ndërsa nesër do të nisen drejt Lubjanës, ku të dielën do të luajnë me sllovenët.

Më pas, të mërkurën e ardhshme, Kosova do ta mbyllë kampanjën e Ligës së Kombeve me ndeshjen që do ta zhvillojë në Prishtinë me Moldavinë.

Ekipi i Bernard Challandes, i cili së fundmi u prek me COVID-19, nuk e ka shijuar fitoren qe më shumë se një vit.

Andaj, përkundër mungesave të shumta, Verdhekaltrit do të mundohen ta mbyllin këtë vit me fitore.

E këtë mund ta bëjnë pikërisht kundër moldavëve, pasi një gjë e tillë duket vështirë e arritshme me sllovenët, të cilët synojnë ta mbyllin grupin në vendin e parë.

Listës së gjatë të mungesave në dy ndeshjet e ardhshme iu shtohet edhe Betim Fazlijin, i cili nuk e ka kompletuar ende dokumentacionin. /Gazeta Express/