Kosova për herë të parë në Olimpiadën Dimërore për të rinj - Gazeta Express
string(58) "kosova-per-here-te-pare-ne-olimpiaden-dimerore-per-te-rinj"

Gazeta Express

08/01/2020 11:54

Kosova për herë të parë në Olimpiadën Dimërore për të rinj

Gazeta Express

08/01/2020 11:54

Drin Kokaj dhe Era Shala do ta përfaqësojnë Kosovën përmes skitarisë në Llozanë.

Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj që do të mbahen në Llozanë të Zvicrës nga 9 janari deri më 22 janar.

Lexo Edhe:

Vendin tonë në këtë ngjarje do ta përfaqësojnë skitari Drin Kokaj dhe skitarja Era Shala, shkruan Gazeta Express.

Ata janë nisur në mëngjesin e së mërkurës drejt Zvicrës bashkë me trajnerin Bujar Turjaka, kryetarin e federatës së skitarisë, Milaim Kelmendi, presidentin e KOK-ut, Besim Hasani.

Drin Kokaj dhe Era Shala do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin: sllallom dhe sllallom të madh. Ata kanë shkuar në Zvicër me shpresën që ta përfaqësojnë denjësisht vendin tonë.

Për Kosovën kjo do të jetë hera e parë që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj, ndërsa i është rezervuar një pritje e ngrohtë në Fshatin Olimpik./GazetaExpress/