Kosova, për herë të parë në kampionatin e MuayThai


Gazeta Express
22 Korrik 2019 21:35

Federata e MuayThai e Kosovës e cila është themeluar para nëntë muajve, më 17 nëntor ka udhëtuar për në kampionatin botëror në Bangkok të Tajlandës

Në ketë kampionat Federata e Kosovës u njoftua më të drejtat e plota nga IFMA MuayThai dhe u përfaqësua nga kryetari Shpejtim Ahmetaj,  selektori Arben Jonuzi dhe nga garuesit Valmir Hoti me flamurin e Kosovës, shkruan GazetaExpress.  

Në mesin e 103 e shteteve kryetari i kësaj federate Shpejtim Ahmetaj, njëkohësisht edhe kampioni i botës në fuqi është shprehur i lumtur që flamuri i Kosovës valon për herë të parë në federatën MuayThai IFMA, në mesin e shumë shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Në këtë kampionat pritet të garojë garuesi Valmir Hoti në peshën 75 kg, ku ka një kategori të fortë me 40 kundërshtar.

Valmiri merr pjesë për herë ntë parë në MuayThai, por drejtuesit e kësaj federate sportive shpresojnë që ai ta përfaqësojë Kosovën sa më mirë që mundet. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart