Kosova mund ta marrë edhe një futbollist që ka luajtur për Zvicrën U-21


Gazeta Express
17 Qershor 2019 10:19

Florian Kamberi mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. Futbollisti luan me sukses ne Premiershipin e Skocisë me ekipin Hibernian, ndërsa e ka përfaqësuar edhe Zvicrën në ekipin U-21

Florian Kamberi mund të luajë për Kosovën në ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.

Kamberi ishte lindur në Zvicër dhe kishte luajtur për ekipin U-21 të Zvicrës.

Mirëpo, ai ka mundësi të luajë për Kosovën falë babait të tij, Pashkut.

Kosova është e treta në Grupin A, duke e mposhtur Bullgarinë një herë dhe duke barazuar një herë, ndërkohë që ka barazuar edhe me Malin e Zi.

Dhe, “SunSport” mëson se 24 vjeçari mund të ftohet nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet në “Fadil Vokrri” dhe “St Mary’s Stadium”.

Kamberi ka realizuar 12 gola sezonin e kaluar me Hibernianin, me të cilin nënshkroi kontratë trivjeçare pasi ishte huazuar për një vit nga Grasshoppersi.

Ai ka luajtur edhe në Gjermani me ekipin Karlsruher.

Tash, Florianin e kërkon klubi kroat, Osijek.

Me Kamberin, Kosova mund ta ketë një opsion tjetër për sulm në të ardhmen. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart