Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian U-18


Gazeta Express
12 Qershor 2019 8:40

Dy ekipet kampione të Kosovës në të dy konkurrencat do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të “beach volley”, i cili do të mbahet nga 13-16 qershor në Baden të Austrisë. 

Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga Melirona Avdullahu dhe Julinda Idrizi, ndërsa në atë të meshkujve nga Atlant Salihu dhe Ergon Tara. 

Kombëtarja e meshkujve garat do t’i fillojë nga kualifikimet ku do të përballen me Armeninë dhe Moldavinë, ndërsa kombëtarja e femrave do të luajë në fazën e grupeve.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart