Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se Kosova do të marrë pjesë me dhjetë karateistë në Kampionatin Europian për seniorë që do të mbahet në Yerevan të Armenisë.
Kosova do ta përfaqësohet nga Elmedina Istogu e kategorisë deri 61 kilogramë, Redona Gashi deri 50 kilogramë, Vlera Qerimi deri 68 kilogramë, Anila Foniqi deri 55 kilogramë, Foretesa Orana mbi 68 kilogramë, Jakup Ajdari i kategorisë deri 84 kilogramë, Betim Maliqi deri 75 kilogramë, Islam Selmani deri 60 kilogramë si dhe Alma Loki në kata.
“Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës por Kosova merr pjesë me simbole shtetrore dhe me te gjitha te drejtat e barabarta. Nesër fillojnë garat dhe FKK ju uron garueseve suksese”, thuhet në njoftimin e FKK-së./GazetaExpress/