Kosova me pesë xhudiste në Grand Slamin e Tbilisit
Sporte tjera
Gazeta Express
23/03/2023 23:41
Ekipi prej 5 xhudisteve nga Kosova do të paraqitet në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë.
Atje do të marrin pjesë këto xhudiste: Distria Krasniqi (-52 kg), Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78kg).
Në këtë Grand Slam garojnë 5 kontinente, 61 shtete, 429 garues, 221 meshkuj dhe 198 femra.
Distria, Erza dhe Nora ndeshen nesër, Laura ndeshet pasnesër, kurse Loriana të dielen
Bashkë me garueset tona kanë udhëtuar edhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.