Kosova lëshon pe për Minishengenin në Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(55) "kosova-leshon-pe-per-minishengenin-ne-shtepine-e-bardhe"

Gazeta Express

04/09/2020 19:02

Kosova lëshon pe për Minishengenin në Shtëpinë e Bardhë

Gazeta Express

04/09/2020 19:02

Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar një marrëveshje prej shumë pikash në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja, e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, parasheh, ndër të tjera, edhe anëtarësimin e dy shteteve në “zonën e mini-Shengenit”.

Lexo Edhe:

“Të dyja palët do t’i bashkohen ‘zonës së mini-Shengenit’, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në nëntorin e vitit 2019, dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet prej saj”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.