Kosova larg shteteve tjera të rajonit, vetëm 11.5 për qind e popullsisë e vaksinuar - Gazeta Express
string(82) "kosova-larg-shteteve-tjera-te-rajonit-vetem-11-5-per-qind-e-popullsise-e-vaksinuar"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2021 17:07

Kosova larg shteteve tjera të rajonit, vetëm 11.5 për qind e popullsisë e vaksinuar

Lajme

Gazeta Express

04/07/2021 17:07

Përkundër fillimit të realizimit të Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë, vetëm një numër i vogël i qytetarëve kanë arritur të vaksinohen kundër COVID-19 . Vetëm 11.5 për qind e popullsisë së Kosovës ka arritur ta marrë deri tani vaksinën Anti-COVID. Ndërsa, 2.7 për qind kanë arritur të vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës.

Kosova po vazhdon të qëndroj larg shteteve tjera sa i përket vaksinimit të popullsisë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Deri tani në vend është vaksinuar 11.5 për qind e popullsisë me dozën e parë të vaksinës dhe 2.7 për qind e popullsisë me dozën e dytë të vaksinës.

Nga fillimi i vaksinimit e deri më sot 205 mijë e 884 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kosovë, ndërsa 49 mijë e 207 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Shumë më mirë se Kosova sa i përket vaksinimit të popullsisë po qëndrojnë shtetet tjera të rajonit.

Shqipëria deri tani ka vaksinuar gati 1 milion qytetarë.

Nga 29 qershori ky shtet ka filluar të vaksinoj edhe personat mbi 18 vjeç.

Ndërsa, Serbia ka vaksinuar mbi 5 milionë e 100 mijë qytetarë me dozën e parë të vaksinës. Rreth 24 mijë qytetarë po arrijnë të vaksinohen për çdo ditë në këtë shtet.

Maqedonia e Veriut ka raportuar se rreth 600 mijë qytetarë i ka të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Në këtë shtet po kryhen mbi 7 mijë e 500 vaksinime në ditë.

Edhe Mali i Zi po qëndron më mirë se Kosova sa i përket vaksinimit.

Rreth 293 mijë qytetarë kanë arritur ta marrin vaksinën në këtë shtet.

Shumë më mirë se vendi sa i përket vaksinimit qëndrojnë edhe shtetet tjera më të largëta.

Ndërsa, derisa shtete tjera kanë filluar me vaksinimin e popullësisë më të re në moshë, në Kosovë po vaksinohen personat mbi 55 vjeç.

Ata që janë në radhë për aplikim për vaksinim në Kosovë janë : Personat mbi 55 vjeç, zyrtarët publikë, zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit, zyrtarë nga Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror, zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomët./Express/