Lirshëm po e pinë kafenë në lokalet ku nuk kanë mundur të qëndrojnë për gati tre muaj. Kjo pasi të hënën në Kosovë nisi faza e tretë e lehtësimit të masave.
Në këtë fazë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për hapjen e gastronomisë kufijve, e qendrave tregtare, si dhe qarkullimin e taksive.
Lehtësimi i masave ka gëzuar pronaret e lokaleve.
Endrit Kaçiu, pronar i njërës nga kafenetë thotë se frekuentimi ka filluar qysh prej orës 7, por ka edhe qytetarë që ende po hezitojnë të shkojnë aty.
E interesim të madh gjatë të Hënës, u pa të ketë në një prej qendrave tregtare në kryeqytet.
Parkingu i njërës nga to që është në lagjen Veternik të kryeqytetit ishte i stërmbushur .
Pas disa muajve pauzë, qytetarë të shumtë i’a mësyen kësaj qendre.
Por, para se të hyjnë aty obligoheshin të ndjekin disa rregulla.
Të gjithë atyre që e frekuentuan këtë qendër, po i matej temperatura.
Ndërkohë, askush nuk po lejohej të hyje brenda pa u pajisur me maska e doreza e pa dezinfektur duart.
Përfaqësuesi i kësaj qendre Shabi Ramadani, thotë se me hapjen e qendrës, pati një interesim tepër të madh nga ana e qytetarëve
E në këtë qendër dyqanet ishin mbushur me klientë. Një pamje e tillë u pa të jetë edhe tek pjesa e gastronomisë.
Stafi i kësaj qendre ishte kujdesur për distancën sociale mes tyre.
Madje tash e tutje aty do të ekzistojë edhe një dhome e veçante e ndihmës së parë.
E punën të Hënën e filluan edhe taksitë.
Por, kjo kategori ende ka paqartësi për sa i përket orarit dhe rregullave tjera.
Enis Vitia, përfaqësues i Kompanisë së taksive “Victory’’ shpreson se këto informata shtesë do ti marrin së shpejti.
E në fazën e tretë të lehtësimit të masave, janë rihapur edhe kufijtë tokësor.