Kosova firmos në Beograd marrëveshjen për roamingun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor


Gazeta Express
4 Prill 2019 11:25

Kosova sot ka firmosur në Serbi marrëveshjen rajonale mbi uljen e çmimeve të roamingut për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në ditën e parë të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor në Beograd, pjesë e së cilës janë: Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria.

Atje po merr pjesë delegacioni i Kosovës, kryesuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Delegacioni Kosovar është i përfaqësuar nga institucione të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritare dhe kompani vendore në fushën e teknologjisë informative.

Sipas dokumentit që është nënshkruar në tre vitet e para vetëm do të ulen çmimet e tarifave mes këtyre vendeve derisa më pas planifikohet që roamingu mos të ekzistojë më.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart