Kosova edhe sivjet në Festivalin e Kanës


Gazeta Express
14 Maj 2019 21:31

Për të tetin vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezent në festivalin e Kanës, me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’.

Lajmin e ka bërë të ditur QKK, nëpërmjet një njoftimi për media.

Ky është edicioni 72-të i Festivalit të Kanës, ku Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë, i cili do të jetë i hapur deri me 21 maj 2019.

Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovojë filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm, ka bërë të ditur QKK.

Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 131.

Te fundit


Kthehu lart