string(56) "kosova-e-pret-me-optimizem-ndeshjen-e-sontme-me-ukrainen"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/03/2025 17:19

Kosova e pret me optimizëm ndeshjen e sontme me Ukrainën

Sporte tjera

Gazeta Express

13/03/2025 17:19

Kombëtarja e Kosovës në hendboll po e pret me optimizëm ndeshjen e sontme kundër Ukrainës.

Dardanët janë grumbulluar të dielën nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, ndërsa kanë ushtruar deri dje për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme dhe vendimtare, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ndeshje i takon fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026.

Sfida mes Kosovës dhe Ukrainës do të luhet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë duke filluar nga ora 20:15.

Hendbollistët e Kosovës presin përkrahje të madhe nga tribunat për ta realizuar së bashku synimin e madh. /Gazeta Express