Kosova e nis me humbje Evropianin në Durrës, mposhtet nga Shqipëria
Sport
Gazeta Express
01/08/2023 21:43
Kosova U18 është mundur nga Shqipëria në
Kampionatin Evropian, Divizioni C, që sot filloi në Durrës.
Vashat e Kosovës pësuan 45:63 (11:24,
10:10, 13:13, 11:16).
Periudha e parë ishin vendimtare, ku
vashat kuqezi e nisën më mirë ndeshjen dhe fituan këtë pjesë 11:24. Më pas u
zhvillua lojë kryesisht e barabartë, megjithatë, Shqipëria me përkrahjen e
tifozëve arriti të menaxhojë epërsinë dhe të fitojë 45:63.
Vesa Krasniqi kishte tetë pikë e 15
kërcime, Malvina Haziri shtoi 15 pikë, kurse Olsa Tahiri kontribuoi me tetë
pikë e gjashtë kërcime.
Ndeshja e ardhshme është nesër ndaj
Armenisë nga ora 19:00. /Gazeta Express/