Kosova 2:2 Zvicra - Gazeta Express
string(16) "kosova-22-zvicra"

Kosova 2:2 Zvicra

Futboll

Gazeta Express

09/09/2023 21:45

Kosova 2:2 Zvicra

Mbyllet ndeshja. Kosova dhe Zvicra ndajnë pikët.

Lexo Edhe:

90+4′ GOOOOL. Kosova barazon rezultatin në fundin e ndeshjes.

90+2′ Mërgim Vojvoda ndëshkohet me karton të verdhë.

+4 minuta lojë shtesë.

88′ Provon Itten, por goditja e tij bllokohet nga Aliti.

85′ Mërgim Vojvoda provon me një goditja nga distanca, por goditja e tij përfundon në duart e portierit Sommer.

84′ Dy zëvendësime te Zvicra; largohen Xherdan Shaqiri dhe Remo Freuler, inkuadrohen Noah Okafor dhe Djibril Sow. Shaqiri lë fushën nën duartrokitjet e të gjithë tifozëve.

81′ Largohet Milot Rashica, debuton Meriton Korenica.

79′ Gol. Zvicra rikthen epërsinë. Goditja e Freuler devijohet nga Amir Rrahmani dhe topi përfundon në rrjetë.

77′ Zhegrova depërton bukur nga e djathta, por gjuajtja e tij bllokohet në fund.

74′ Gjuajtje e rrezikshme me kokë nga Freuler, por topi shkon jashtë porte.

69′ Zëvendësim te Kosova. Hadërgjonaj inkuadrohet në vend të Florian Loshajt.

65′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Vedat Muriqi barazon rezultatin

60′ Goditje e bukur nga Muriqi, por gjuan jashtë

54′ Zëvendësim te Kosova. Bernard Berisha largohet, në vend të tij hyn Ermal Krasniqi

45′ Fillon pjesa e dytë.

-Dy zëvendësime te Kosova. Inkuadrohen Florent Muslija dhe Edon Zhegrova, largohen Betim Fazliji dhe Valon Berisha.

– Përfundon pjesa e parë me epërsinë minimale të Zvicrës – 0:1.

+3 minuta lojë shtesë.

42′ Florian Loshaj ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Karton i verdhë për Fidan Alitin.

39′ Vedat Muriqi rrezikon me kokë, Akanji bën ndërhyrje të guximshme në për ta penguar.

33′ Ricardo Rodriguez godet fuqishëm, por drejt e në duart e Aro Muric.

27′ Harkim i mirë nga Paqarada, por goditje e Muriqit me kokë përfundon jashtë porte.

25′ Amdouni godet, por pa rrezik për portën e Kosovës.

18′ Muriqi godet bukur, por intervenon Sommer

16′ Super rast për Kosovën, Bernard Berisha gjuan jashtë. Por kishte pasur pozicion jashtë loje paraprakisht

14′ Zvicra shënon gol. Freuler realizon pas një aksioni të bukur.

11′ Goditje e bukur nga Milot Rashica, por pret portieri Sommer

9‘ Shaqiri gjuan, por intervenon portieri Aro Muric.

5′ Fernandez gjuan, por goditja e plogësht përfundon në duart e Muric.

1′ Starton ndeshja

Xherdan Shaqiri vendosi dorën në zemër gjatë intonimit të himnit të Kosovës

“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”

Koreografia e sotme e “Dardanëve”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Intonohet himni i Republikës së Kosovës.

Intonohet himni i Zvicrës, respektohet nga tifozët dardanë.

Autori i golit historik, Albert Bunjaku përshëndetet nga Kombëtarja e Kosovës

Albert Bunjaku është përshëndetur nga Kombëtarja e Kosovës. Bunjaku u nderua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, shkruan Gazeta Express.

39-vjeçari kishte përfaqësuar Zvicrën, më pas edhe Kosovën pas pranimit në UEFA e FIFA.

Gjilanasi do të mbahet mend gjithmonë për arsyen që është autor i golit historik të Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen ndaj Turqisë. Goli i tij ishte i pari për “Dardanët” në një ndeshje zyrtare ndërkombëtare.

Vërshëllehet Uran Bislimi

Kur u thirrën emrat e futbollistëve të Zvicrës në stadium, u duartrokitën Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, kurse u vërshëllye Uran Bislimi.

Kjo pasi që ky i fundit e kishte braktisur Kosovën për t’u paraqitur për Zvicrën muajt e fundit.

Futbollistët e të dyja ekipeve dalin në ngrohje para përballjes.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Formacionet zyrtare:

Atmosfera në Prishtinë para ndeshjes

Gjendja në grupin I

“Dardanët” kanë tri barazime dhe një humbje në këtë kampanjë kualifikuese dhe gjendet buzë eliminimit.

Kurse, Zvicra i prin grupit I me 10 pikë, dy më shumë se Rumania.

“T7” ka pyetur qytetarët në sheshin e Prishtinës lidhur me këtë ndeshje. Përgjigjet e tyre mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme.

Zvicra, më e vlefshme se Kosova

Zvicra ka vlerë shumë më të lartë se Kosova bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt.

Vlera e “helvetikëve” shkon në 249.3 milionë euro, kurse ajo e Kosovës në 98.4, shkruan Gazeta Express.

Zvicra me 700 tifozë në “Fadil Vokrri”

Përkrahje nga tribunat do të ketë edhe Zvicra. Tifozët zviceranë kanë blerë gjithashtu të gjitha biletat që u takojnë atyre.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka konfirmuar se rreth 700 tifozë do të jenë në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Bastoret i japin shumë pak gjasa Kosovës ndaj Zvicrës

Bastoret sportive nuk i japin gjasa Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Sipas Bet365, fitorja e Kosovës kuotohet me 4.75, barazimi me 3.75, kurse fitorja e Zvicrës me 1.73.