Kosnett thotë se Qeveria Kurti 2 nuk duhet të ngutet me vendosjen e reciprocitetit - Gazeta Express
string(82) "kosnett-thote-se-qeveria-kurti-2-nuk-duhet-te-ngutet-me-vendosjen-e-reciprocitetit"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 22:36

Kosnett thotë se Qeveria Kurti 2 nuk duhet të ngutet me vendosjen e reciprocitetit

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 22:36

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se nuk do të ishte konstruktive tani që Kosova të vendosë masat e reciprocitetit.

“Pikëpamja jonë është se tani nuk do të ishte konstruktive që Kosova të vendosë reciprocitetin. A ka Kosova ka të drejtë ligjore si vend sovran për ta bërë këtë, do të thosha ‘po’. Por, qeveria gjithashtu ka thënë se dëshiron të ketë qasje të kujdesshme për zhvillimin e strategjisë për dialog, që duan të flasin me partnerët e tyre ndërkombëtarë, si dhe me hisedarët brenda vendit dhe të hartojnë një qasje të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse. Mendoj se kjo ka kuptim. Pra, duhet të bëhet dallimi në mes të asaj që qeveria e Kosovës thotë se kemi të drejtë, mund të vendosim hapa të caktuar dhe thënies se do ta bëjmë këtë menjëherë. Mendoj se qeveria ka treguar qëndrim konstruktiv duke dëshiruar që të planifikojë dhe të bëjë përpjekje për hartimin e qasjes së saj. Jo vetëm të ngutet në një drejtim të caktuar. Prandaj, në këtë kuptim, mendoj se është e drejtë të themi se Kosova tashmë ka hyrë në procesin e dialogut. Dhe shpresoj se sa më shpejt do të ketë takime me Serbinë në Bruksel duke e kuptuar se nuk mund të mbyllet çdo gjë me një takim të vetëm, është proces”.

Lexo Edhe:

Kosnett, në një intervistë në Klan Kosova, i ka thënë Qeverisë Kurti 2 që të mos ngutet dhe të vendosë reciprocitetin me Serbinë tani.

“Mos i vendosni tani. I merrni parasysh përderisa e zhvilloni strategjinë e përgjithshme. Çka do të më bënte më të lumtur – jo vetëm mua, por çka do të bënte edhe qeverinë time më të lumtur do të ishte nëse vendet tjera që kanë vendosur pengesa të thonë: E dini, nuk duam të hyjmë në luftë tarifore ku gjithnjë e më shumë vëmë presion mbi të gjithë qytetarët tanë, do të dëshironim që të gjithë të shkojnë në drejtim më pozitiv”.