Kosnett: Sikur me veteranët, mund të manipulohet edhe me statusin e viktimave të dhunës seksuale


Gazeta Express
25 Prill 2019 11:28

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë një diskutimi në “Forumin FOL Hapur”, ka vënë dyshime se mund të manipulohet edhe në rastin e përfitimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ashtu siç ndodhi në rastin e veteranëve për të cilët thotë se numri është shtuar jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë.

“Një ligj që është për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, pjesëtarëve të UÇK-së iu ka dhënë status viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Të mbijetuarit kanë filluar të paraqiten 20 vjet pas luftës. Por ky amendament i është ngjitur një statusi i cili mohon dhënien e statusit të të prekurve pas qershorit 1999. A i kanë dëgjuar deputetët ata që janë prekur më së shumti nga ky ligj dhe a do t’i japë Kuvendi të njëjtat përfitime si veteranëve që numri i tyre është shtuar jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë”, ka thënë Kosnett.

Ai ka folur edhe për punësimet partiake.

“Ka shumë raporte në Kosovë ku njerëzit marrin pozita qeveritare jo pse kanë kualifikime, por janë të lidhur familjarisht. Një anketë e kohëve të fundit nxori se 20 për qind e të anketuarve mendojnë se meritat janë çelës për hapjen e vendeve të punës në vend. Në ministrinë e pushtetit lokal shërbyesit janë përkushtuar se do fusin njerëz vetëm në baza të meritës. Këta zyrtarë janë të guximshëm. Transparenca dhe llogaridhënia gjatë punësimit janë arsyeja pse donatorët kanë rritë mbështetjen e tyre ndaj saj. Ky respekt për ligjin po bën që qytetarët të fitojnë drejtpërdrejt e jo vetëm disa politikanë në Prishtinë”, tha ai. /EO

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart