Kosnett: Ligji për UÇK-në minon lirinë e shprehjes, bie ndesh me frymën e Kushtetutës - Gazeta Express
string(82) "kosnett-ligji-per-uckne-minon-lirine-e-shprehjes-bie-ndesh-me-frymen-e-kushtetutes"

Kosnett: Ligji për UÇK-në minon lirinë e shprehjes, bie ndesh me frymën e Kushtetutës

Gazeta Express

07/08/2020 8:12

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të vihet në votim Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe i përkrahur edhe nga Qeveria që drejton Avdullah Hoti

Për një Ligj të tillë kishte reaguar më herët ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Lexo Edhe:

Më 29 qershor në profilin e tij zyrtar Kosnett kishte thënë se Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së është një mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Diplomati amerikan kishte potencuar se një ligj i tillë kriminalizon lirinë e shprehjes dhe frikëson qytetarët.

Për një Ligj të tillë, Konsett ka reaguar edhe sot përmes një shkrimi autorial të publikuar në Koha Ditore.

“Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë”, është titulli i shkrimit të Kosnett në të cilin ambasadori amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër UÇK-së, por se një Ligj i tillë i propozuar minon lirinë e shprehjes dhe përpjekjet për drejtësi.

“SHBA nuk është “kundër UÇK-së”. Por Ligji i propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës minon lirinë e shprehjes dhe gjithashtu do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi. Luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për t’i shtrirë liritë për popullin e Kosovës, jo për t’i kufizuar ato”, ka shkruar Kosnett.