Kosnett për linjën Prishtinë - Beograd: Ky është fillimi i një të ardhme të bardhë për Kosovën e Serbinë - Gazeta Express
string(112) "kosnett-deklarohet-per-linjen-prishtine-beograd-ky-eshte-fillimi-i-nje-te-ardhme-te-bardhe-per-kosoven-e-serbine"

Kosnett për linjën Prishtinë – Beograd: Ky është fillimi i një të ardhme të bardhë për Kosovën e Serbinë

Gazeta Express

21/01/2020 13:47

Lexo Edhe:

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka deklaruar se marrëveshja për linjën Prishtinë – Beograd është fillimi i një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Serbinë, raporton Gazeta Express.

Kosnett ka thënë se  presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur marrëveshjen për fluturime në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në profilin e tij zyrtar në Twitter, ai ka shkruar se kjo është një fitore për regjionin.

Tutje, ai ka falënderuar të deleguarin e Trumpit në dialog, Richard Grenell.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett./GazetaExpress/