Koscielny shumë afër transferimit tek kjo skuadër


Gazeta Express
21 Korrik 2019 22:09

Laurent Koscielny raportohet se ka arritur një marrëveshje personale me klubin francez Rennes.

Klubi aktual i tij kishte deklaruar më herët këtë muaj se francezi kishte refuzuar të udhëtonte me ekipin në ShBA për disa ndeshje miqësore, duke hapur kështu rrugën për largim.

Lojtarit i kishte mbetur vetëm edhe një vit në kontratën me klubin e Arsenalit. Tifozët kihsin larguar më herët largimin e tij për shkak të paraqitjeve të dobëta sezonin e kaluar. Ai kishte shiritin e kapitenit tek klubi londinez.

Emery pritet që të pajtohet me largimin e lojtarit 33 vjeçarit pasi që është në treg për një qendërmbrojtës të ri. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart