Korporata lidere e specializuar në sherbimet e business processing outsourcing SPEEEX është shpallur për të dytin vitë radhazi “Punëdhënësi i vitit 2022”, çmim ky i cili dhurohet nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Për më shumë, ky çmim ju dhurua korporatës SPEEEX si mirënjohje për mbi 1500 të punësuar, duke ju ofruar kështu të rinjve Kosovarë perspektivë në zhvillimin e karrierës dhe mirëqenies së tyre në Republikës e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kompania SPEEEX ka njoftuar mbi pranimin e këtij çmimi të cilen e kanë cilësuar si njohje të perkushtimit për të kontribuar në krijimin e vendeve të punës sipas standardeve Europiane.
E në emër të korporatës SPEEEX, pronari dhe drejtori ekzekutiv i saj Fikret Murati shtoi : “Ne i kushtojmë shumë rëndësi aftësimit personal dhe profesional të të rinjëve të Republikës si dhe integrimin e tyre në sektorin e business process outsourcing (BPO). Sektor ky I cili ka potencialin që të kontribojë në zhvillimin ekonomik, të rrisë eksportet dhe të krijojë mijëra vende të reja të punës në Republikën e Kosovës. E në dekadën e fundit janë më shumë se 15 mijë të rinj që janë punësuar në sektorin e BPO-së”.
SPEEEX mbetet një nga punëdhënësit më të mëdhenjë dhe ndër kontribuesit kryesor të zhvillimit socio-ekonomik te Republikës së Kosovës, si dhe një ndër eksportuesit më të mëdhenjë Kosovar në Konfederatën Zvicërane
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...