Koronavirusi, si do të mbahen provimet në fakultete? - Gazeta Express
string(51) "koronavorusi-si-do-te-mbahen-provimet-ne-fakultete1"

Koronavirusi, si do të mbahen provimet në fakultete?

Gazeta Express

06/06/2020 19:58

Studentët provimet do t’i mbajnë në sallat brenda fakulteteve. Por ndryshe nga herët e tjera, në këtë kohë kur po luftohet me virusin corona studentët do të ndahen në grup për t’i mbajtur provimet.

E fakulteti juridik i cili ka më së shumti studentë, do të shfrytëzojë sallën më të madhe për t’i ndarë studentët në grupe për provim.

Lexo Edhe:

Në Fakultetin Juridik mbajtja e provimeve do të realizohet në grupe më të vogla të studentëve

Ka rreth 350 ulëse.

Por në sallën më të madhe në Fakultetin Juridik nuk do të mund të mbajnë provim më shumë se 60 persona.

Kjo për shkak të masave shtesë që kanë ndërmarrë ndaj përhapjes së COVID-19.

Sipas dekanit Haxhi Gashi, ulëset e lira për shfrytëzim do të identifikohen me nga një fletë të bardhë, që të mundësohet distance në mes studentëve.

Është një ndër fakultetet me numrin më të madh të studentëve.

Kësisoj numri i studentëve nëpër grupe do të jetë më i vogël, prandaj provimet parashihet të mbahen gjatë tërë ditës.

Të gjitha hapësirat e Fakultetit Juridik do të dezinfektohen çdo ditë, ndërsa në faqen zyrtare të fakultetit tashmë studentët janë njoftuar për rregullat që duhet t’i përfillin.

Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës një javë më parë u vendos edhe propozimi që në qershor të jenë dy afate, një plotësues dhe i rregullt, ku në afatin plotësues do të mbahen 1-2 provime, ndërsa në afatin e rregullt të qershorit të tjerat.