Koronavirusi vret një të moshuar në Shqipëri, shkon në 12 numri i viktimave - Gazeta Express
string(74) "koronavirusi-vret-nje-te-moshuar-ne-shqiperi-shkon-ne-12-numri-i-viktimave"

Koronavirusi vret një të moshuar në Shqipëri, shkon në 12 numri i viktimave

Gazeta Express

30/03/2020 22:22

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë këtë mbrëmje për shkak të koronavirusit. Lajmin e përcjell Ministria e Shëndetësisë, e cila vë në dukje se 82 vjeçarja po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv në Tiranë dhe se pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ajo ka ndërruar jetë.

“Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

Lexo Edhe:

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.’-njofton Ministria e Shëndetësisë,

Kësisoj numri i të vdekurve nga virusi Covid- 19 shkon në 12 persona ndërsa numri total i të prekurve është 223./Express