Pas 20 ditësh betej në spitalin infektiv në Tiranë, ka ndërruar jetë prej koronavirusit një mësuese dhe vëllai i saj.
Mësohet se Irena Balozi ka ndërruar jetë ditën e djeshme ndërsa i vëllai, Agroni, ndërroi jetë sot në spitalin infektiv.
Mësuesja e muzikës qëndronte prej 20 ditësh me të vëllanë në spital dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, të dy kanë ndërruar jetë
Mes të tjerash thuhet se e prekur nga koronavirusi është dhe bashkëshortja e Agron Balozit, e cila po trajtohet në shtëpi.