Koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz, shënohen afër 34 mijë viktima në të gjithë botën - Gazeta Express
string(85) "koronavirusi-vazhdon-te-vrase-njerez-shenohen-afer-34-mije-viktima-ne-te-gjithe-boten"

Koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz, shënohen afër 34 mijë viktima në të gjithë botën

Gazeta Express

30/03/2020 7:40

Koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz anembanë globit, duke shtuar numrin e viktimave.
Virusi, deri në këto momente, ka shkaktuar 33.983 viktima në të gjithë botën.

Gjithsej numërohen në rruzullin tokësor 722.664 persona të infektuar me virus. Ndërsa, janë shëruar deri më tani 151.793 vetë.

Lexo Edhe:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të prekurve në botë me koronavirus me 142.224 persona, pasuar nga Italia (97.689), Kina (81.470), Spanja (80.110), Gjermania (62.435), Franca (40.174).

Numrin më të lartë të vdekjeve e ka Italia me 10.779 viktima, pasuar nga Spanja me 6.803, Kina 3.304, Franca, Irani e SHBA-ja.