Koronavirusi! Si t’i përdorni si duhet maskat kirurgjikale, disa udhëzime që nuk duhen shmangur - Gazeta Express
string(92) "koronavirusi-si-ti-perdorni-si-duhet-maskat-kirurgjikale-disa-udhezime-qe-nuk-duhen-shmangur"

Gazeta Express

24/02/2020 13:01

Koronavirusi! Si t’i përdorni si duhet maskat kirurgjikale, disa udhëzime që nuk duhen shmangur

Gazeta Express

24/02/2020 13:01

Duke qenë se në Itali janë infektuar më shumë se 100 persona me koronavirus, natyrshëm shqiptarët nisën të marrin masa. Ndodhemi shumë pranë Italisë dhe fluturimet nga dhe drejt janë të përditshme. Si rrjedhim, të paktën rrugët  Tiranës janë mbushur me fytyra të maskuara që kërkojnë të ruhen nga virusi.

Kur përdoren si duhen, maskat kirurgjikale mund të parandalojnë infeksionet që transmetohen përmes piklave të aparatit të frymëmarrjes.

Lexo Edhe:

Disa gjëra që duhet të keni parasysh kur të vendosni maskat kirurgjikale:

Zgjidhni masën e duhur.

Lani duart para se të vendosni masknë

Maska kirurgjikale duhet të mbështjellë mirë fytyrën.

Shumica e maskave kirurgjikale janë dizenjuar me tre shtresa. Shtresa e jashtme spraps lëngjet, shtresa e mesme shërben si barrierë ndaj baktereve dhe shtresa e brendshme thith lagështirën. Maskat që s’janë ndërtuar sipas këtij modeli nuk rekomandohen pasi nuk mbrojnë efektivisht kundër sëmundjeve infektive.

Zakonisht, shtresa e ngjyrosur me të palosje nuk duhet të ketë kontakt me fytyrën. Kapësja metalike duhet të qëndrojë mbi urën e hundës.

Si t’i përdorni si duhet maskat kirurgjikale

Maska duhet të mbulojë gojën, hundën dhe mjekrën.

Ngushtoni kapësen metalike në hundë që maska të mos lëvizë.

Përpiquni të mos e prekni maskën. Nëse e prekni, lani duart me ujë të bollshëm dhe sapun.

Maskat kirurgjikale janë njëpërdorimshe. Nëse e hiqni, nuk mund ta vendosni më. Tregohuni të kujdesshëm kur ta hiqni. Mos prekni pjesën e jashtme pasi mund të jetë e mbuluar me baktere. Hidheni në një kosh të mbuluar dhe lani duart menjëherë.

Burimi: Qendra e Shëndetit Publik, Kinë