Koronavirusi ‘shkon’ edhe në Gjykatën e Lartë - Gazeta Express
string(43) "koronavirusi-shkon-edhe-ne-gjykaten-e-larte"

Koronavirusi ‘shkon’ edhe në Gjykatën e Lartë

Gazeta Express

13/07/2020 14:15

Një punonjës i Gjykatës së Lartë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke bërë kësisoj që thuajse të gjitha gjykatat në Tiranë të jenë të prekura nga Covid.

Pas mbylljes së përkohshme të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) dhe Gjykatës së Apelit, tashmë Covid ‘udhëton’ dhe në gjykatën e Lartë.

Lexo Edhe:

Por pavarësisht konfirmimit të rastit, është vendosur që puna në Gjykatë të vijojë normaisht, duke respektuar protokollet e sigurisë.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u konfirmua një tjetër shifër rekord prej 117 rastesh të reja me koronavirus, ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv./Express