Koronavirusi në Kosovë, 279 raste ende aktive - Gazeta Express
string(47) "koronavirusi-ne-kosove-279-raste-ende-aktive-ge"

Koronavirusi në Kosovë, 279 raste ende aktive

Gazeta Express

06/06/2020 23:18

Nga 8 shkurti deri më 6 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.194 raste, ndërsa janë regjistruar 31 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 884 pacientë të prekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 279.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të shtunën janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 36 raste. Ndërkaq, janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar.