Koronavirusi në Kosovë: 1.038 të infektuar, 793 të shëruar dhe 30 viktima - Gazeta Express
string(70) "koronavirusi-ne-kosove-1038-te-infektuar-793-te-sheruar-dhe-30-viktima"

Koronavirusi në Kosovë: 1.038 të infektuar, 793 të shëruar dhe 30 viktima

Gazeta Express

26/05/2020 7:11

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 1.038 me 793 të shëruar dhe 30 viktima.

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin total në 1038. Të gjitha rastet kanë ardhur nga Prizreni.

Lexo Edhe:

Derisa gjatë të dielës në Kosovë u shënua dita e parë pa asnjë rast pozitiv. Dje qytetarët janë njoftuar për masat e reja lehtësuese të koronavirusit. Qytetarëve do t’u lejohet të dalin nga 16 orë, duke filluar nga ora 5 e mëngjesit deri në 21:00.

Edhe objektet fetare si kishat dhe xhamitë do të jenë të hapura nga e enjtja.

Ferizaj është komuna me më së shumti raste deri tani, me 134 nga to, por me 97 persona të shëruar. Më pas vjen Prizreni me 130 raste dhe Prishtina me 85.

Sot është shënuar viktima e 30-të nga koronavirusi, një burrë 59 vjeç nga Prizreni.