Koronavirusi mbyll përkohësisht një biznes të Kim Kardashian - Gazeta Express

Koronavirusi mbyll përkohësisht një biznes të Kim Kardashian

Rozë

Gazeta Express

23/03/2020 19:09

Kim Kardashian ka lajmëruar se ka mbyllur përkohësisht brendin e saj të kozmetikës KKW Beaty do të “mbyllet përkohësisht” për shkak të pandemisë së koronavirusit

Brendi i kozmetikës të Kim Kardashian, “KKW Beaty” do të “do të mbyllet përkohësisht” pasi që qendra e saj po i përmbahet pandemisë së koronavirusit.

Në një postim që ajo e ka shpërndarë në Instagram dhe Twitter të hënën në mëngjes, ajo ka shkruar se qendra është mbyllur pasi kështu “ka urdhëruar distrikti për shëndetësi në Kaliforni”, një masë që është paraqitur nga guvernatori Gavin Newson, e që bëhet për ta ndaluar shpërndarjen e virusit.

“Derisa kjo mbetet një kohë e vështirë për të gjithë ne, ne jemi nxitur nga mbështetja e mahnitshme e tërë komunitetit dhe do të dëshironim që t’ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin e juaj për këtë kohë”, ka shkruar ajo në postimin që e ka shpërndarë në faqen e saj. /GazetaExpress/