Koronavirusi lë me pasoja Boris Johnsonin, kryeministri pranon publikisht problemin - Gazeta Express
string(82) "koronavirusi-le-me-pasoja-boris-johnsonin-kryeministri-pranon-publikisht-problemin"

Koronavirusi lë me pasoja Boris Johnsonin, kryeministri pranon publikisht problemin

Gazeta Express

26/05/2020 18:42

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ditën e sotme është shprehur se  koronavirusi ka ndikuar keq në shëndetin e tij edhe pse tashmë ai është shëruar nga Covid-19 ku të dyja testet i kanë rezultuar negative.

Johnson tha se pasi është shëruar nga koronavirusi i është dashur që të vendosë syze, duke qenë se ka pasur probleme me shikimin.

Lexo Edhe:

“Zbulova se duhet të vë syze. Unë mendoj që problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusit”, ka thënë Johnson.

Kujtojmë që kryeministri Johnson u infektua disa javë më pare me Covid-19 dhe kaloi disa netë në terapi intensive, por fatmirësisht tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe prej javësh vijon të jetë në krye të detyrës.