Mes 383 të infektuarve në Shqipëri, koronavirusi ka prekur deri më tani edhe 41 persona nga stafi mjekësor.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino, bëri me dijë se 41 personat e stafit mjekësor në tërësi janë nga Tirana, ndërsa në Durrës, Lushnje e Korçë ka patur vetëm nga një rast.
Bino shtoi se gjysma e tyre janë shëruar, ndërsa këtë të martë Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi se edhe një tjetër infermiere doli negative në të dyja testet për koronavirusin, kësisoj duke u cilësuar e shëruara e rradhës.
Por të prekur nga koronavirusi ka patur dhe në rradhët e Task Forcës ndaj Covid-19. I pari ka qenë drejtori i urgjencës në vend, Skënder Brataj. Pas tij rezultoi pozitive edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami dhe më tutje Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT.
Gazetarët e kanë pyetur Silva Binon nëse ka të tjera raste nga stafi i Task Forcës. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive ka lënë të kuptojë se ka të tjerë, por nuk ka përmendur asnjë emër.
“Unë mendoj që kjo është për të shuar kuriozitetin. Nuk eshte mirë t’i permendim. Pavaresisht se kane qenë të prekur nga COVID-19 kanë dhëne kontribut nga shtëpia.”
Në tëegjithë vendin ka 41 raste nga personeli shendetesor që kanë rezultuar pozitivë për COVID 19, gjysma e tyre janë shëruar.”-u shpreh Bino./EXPRESS