Rreziku i koronavirusit i infiltruar edhe në Kosovë - Gazeta Express
string(71) "koronavirusi-godet-italine-rreziku-i-madh-i-infiltrimit-edhe-ne-kosovee"

Rreziku i koronavirusit i infiltruar edhe në Kosovë

Gazeta Express

24/02/2020 8:15

Rreth 150 persona janë raportuar të prekur me koronavirus në Itali dje, në orët e pasdites, ku edhe u shënuan dy viktima

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Itali ka shkaktuar panik te shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë filluar të marrin rrugën për në Shqipëri e për në Kosovë.

Lexo Edhe:

Ndonëse në vend raportohet se deri tani asnjë person nuk është i prekur me këtë virus, përhapja e tij në Itali thuhet se rrit rrezikun e përhapjes së tij edhe në Kosovë.

Mjekët kanë rekomanduar qytetarët të kenë kujdes e t’i shtojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi, shkruan Zëri.

Rreth 150 persona janë raportuar të prekur me koronavirus në Itali dje, në orët e pasdites, ku edhe u shënuan dy viktima. 11 komuna në këtë shtet janë izoluar totalisht, derisa mbi 50 mijë persona gjenden në karantina.

Përhapja e vrullshme e koronavirusit në shtetin e afërt dhe me lidhje të shumta italiano-shqiptare ka alarmuar shqiptarët, të cilët jetojnë në këtë shtet, disa prej të cilëve, siç raportohet, janë nisur drejt Shqipërisë e po ashtu edhe drejt Kosovës.