Chelsea thyen rekord negativ me disfatën kundër Bayernit - Gazeta Express
string(56) "chelsea-thyen-rekord-negativ-me-disfaten-kunder-bayernit"

Gazeta Express

26/02/2020 9:43

Chelsea thyen rekord negativ me disfatën kundër Bayernit

Gazeta Express

26/02/2020 9:43

Disfata e Chelseat me rezultat 3:0 në shtëpi kundër Bayern Munichut, të martën, bënë që të Kaltrit e Londrës ta kenë shënuar ecurinë më të dobët në 34 vjet, sa i përket rezultateve në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Serge Gnabry i shënoi dy gola të shpejtë  në pjesën e dytë të ndeshjes në Stamford Bridge, para se Alphonso Davies ta bëjnë një vrapim mbresëlënës dhe ta asistonte golin e shënuar nga Robert Lewandowski për t’ia shkaktuar Chelseat disfatën më të thellë në Evropë në ndeshjet si vendas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Frank Lampardit do t’i mungojnë Jorginho dhe Marcos Alonso në skuadër për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi që Alonso u ndëshkua edhe me karton të kuq, kur skuadra e tij ishte në deficit prej tri golash.

Kjo disfatë ishte e teta për Chelsean në shtëpi gjatë këtij sezoni, shifra kjo më e lart që të të Kaltrit e Londrës e kanë shënuar që 34 vjet, që nga sezoni 1985/86.

Chelsea tani do të përballet me Bournemouthin, Evertonin dhe Aston Villan në javët e ardhshme, si dhe me Liverpool në FA Cup – garë kjo të cilën Lampardi e kishte fituar katër herë si lojtar. /Gazeta Express/