Koronavirusi detyron prokurorinë t’i pezullojë disa raste - Gazeta Express
string(56) "koronavirusi-detyron-prokurorine-ti-pezulloje-disa-raste"

Koronavirusi detyron prokurorinë t’i pezullojë disa raste

Gazeta Express

01/04/2020 7:09

Hetuesit policorë që merren me hetimin e korrupsionit të profilit të lartë, që nga fillimi i zbatimit të masave emergjente, përfshirë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe disa aktiviteteve ekonomike, janë angazhuar në stacione ose në patrullim.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të gjitha kapacitetet e Policisë së Kosovës të merren për mbikëqyrjen e situatës si pasojë e COVID-19, shkruan KOHA.

Lexo Edhe:

“Menaxhmenti i Policisë ka marrë vendim pasi Qeveria ka vendosur të kufizojë lëvizjen e qytetarëve, për atë arsye të gjitha ekipet e hetimeve janë shpërndarë. Hetuesit merren vetëm me raste kur dikush zihet në flagrancë ose për ndonjë rast urgjent. Por jo me raste që janë në procedurë. Edhe Prokuroria i ka pezulluar hetimet për raste që kanë qenë në procedurë”, ka thënë për gazetën një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës.

Në Prokurorinë e Shtetit kanë thënë se për rastet që rrezikojnë të parashkruhen kanë marrë vendime të veçanta që hetimi të pezullohet.